Kumbullat e thata përmirësojnë shëndetin e flokëve tuaja
BKT
Lifestyle

Kumbullat e thata përmirësojnë shëndetin e flokëve tuaja

Nëse doni flokë të trashë, të gjatë dhe të shendetshëm, lista e ushqimeve të mëposhtme do t’ju ndihmojnë që të arrini qëllimin tuaj.

Ushqimet, si për shëmbull; farat e kungullit, karrotat dhe vezët, janë të pasura më elementë ushqyes, të cilët janë esencial për rritjen e flokut. Duke konsumuar këto ushqime rregullisht, flokët tuaj të hollë dhe të brishtë do transformohen në flokë të shkelyqeshem dhe plotë jetë.

Farat e kungullit

Farat e kungullit përmbajnë një variatet të gjerë vlerash ushqyese, duke filluar nga, magnezi, mangani, proteina, zink. Këto minerale ndihmojnë në rritjen e flokut dhe jovetëm. Farat e kungullit janë shumë të mira për zemrën, veshkat dhe sistemin imunitar, luftojne diabetin. Shtojni këto fara mëngjesit tuaj ose hajini në vaktet e ndërmjetme.

Karrotat

Karrotat janë të pasura me vitaminë A, e cila shërben për rritjen e flokëve dhe thonjve. Ato janë gjithashtu të pasura me kalcium, kalium, fibra, vitamin B1, B2, B6, K dhe C.

Të pasura më beta karroten, ato janë ushqimi përfekt për të bërë flokët tuaj të shkëlqyeshëm. Shtojini karrotat tek sallata juaj ose hajni ashtu thjeshtë.

Rrepat

Në qoftë se ju pëlqen ushqimi pikant, rrepat janë perimi i duhur për ju. Rrepat janë të pasur në silicon, sulfur dhe vitamin C, të cilat shërbejnë për të forcuar sistemin imunitar. Shtojni rrepat në sallatë ose smoothie me perime të tjera.

Vezët

Kur hani të verdhën e vezës, ju mërrni nivele të larta të vitaminës B12, omega-3, zinkut dhe hekurit. Të gjithë këto vlera ushqyese janë shumë të mira për një flokë të shëmdetshëm.

Kumbulla të thata

Kumbullat e thata përmirësojnë shëndetin e flokëve tuaja. Kjo ndodh pasi ky frut është i pasur me hekur dhe parandalon tharjen e flokut. Konsumojeni frutin e thatë të grirë në drithrat e mëngjesit ose në një smoothie.