Kurti: Për Astritin është i domosdoshëm një hetim i ri profesional
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka komentuar sot raportin e ekspertizës së mjekëve zviceranë të rastit të vdekjes së Astrit Deharit, i cili ka kërkuar fillimin e një hetimi të ri, të pavarur, profesional, pasi që sipas tij, ai zviceran ka përjashtuar mundësinë e vetëvrasjes.
Kurti edhe pse shprehet i bindur se ish-aktivisti i VV-së është mbytur, ka thënë se hetimi i ri do të zbardhë të vërtetën për vrasjen e Astrit Deharit në Burgun e Prizrenit.
Kryetari i VV-së po ashtu ka konfirmuar se do të udhëtojë në Tiranë, ku do të marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare , si dhe do të ketë një takim me kryeministrin Edi Rama, edhe pse Kurti nuk ka treguar se cila do të jetë tema e takimit.
Po ashtu, Kurti tha se dje kishte pasur disa takime me zyrtarë të larë në Gjermani për ta shpjeguar programin qeverisës dhe për bisedimet me LDK-në.Ai tha se ka pasur takime tek zyra e kancelarës Merkel, me këshilltarin e saj për politikë dhe siguri Heker, në Ministrinë e Jashtme, e po ashtu edhe në Bundestagun gjerman me deputetët e partive të ndryshme politike atje.
Kurti tha se do të bashkëpunojë me aleatët e Kosovës, si me Gjermaninë për zhvillim ekonomik, për sundim të ligjit dhe për integrime evropiane.
Këto komente Kurti i bëri gjatë një vizite në panairin “Agrokos”.























