Policët u mbajnë ligjëratë fituesve republikanë
Policia e Kosovës gjatë gjithë organizimit të kampeve kreative ka siguruar hapësirat ku kanë qëndruar nxënësit.
Sot, Rreshter Rrahman Tafili si dhe Polici Isuf Isufi mbajtën një ligjëratë për dukuritë negative në shoqëri siç është droga dhe delikuenca.
Nxënësit ishin shumë të interesuar për të ditur më shumë për këto dukuri andaj ata patën mundësi që t’u drejtojnë pyetje policëve.
Mesazhi kryesor që përcollën pjesëtarët e Policisë së Kosovës ishtë që nxënësit duhet të lajmërojnë policinë, prindërit, mësimdhënësit e të tjerë në të gjitha rastet kur hasin raste të përdorimit të drogave sepse kështu shpëtojnë jetë.
Nën organizimin e Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, në Brod të Dragashit po kampet kreative për nxënësit fitues të nivelit republikan.























