Disiplinori ndëshkon Gjilanin
BKT
Sport

Disiplinori ndëshkon Gjilanin

Komisioni Disiplinor i FFK-së e ka dënuar SC “Gjilani” me dy ndeshje si vendas larg fushës së tij dhe pa prezencën e tifozëve si dhe me një gjobë prej 5 mijë eurosh.

Ky vendim i Disiplinorit vjen si rrjedhojë e incidentit të ndodhur në ndeshjen e javës së 11-të në Ipko Superligë ndërmjet Gjilanit dhe Llapit, ku u sulmua gjyqtari anësor, Meriton Berisha nga një person brenda fushës së gjelbër.