Kurti: Ta luftojmë pabarazinë dhe padrejtësinë
BKT
Lajme

Kurti: Ta luftojmë pabarazinë dhe padrejtësinë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se përveç fqinjësisë së mirë për të cilën kanë nevojë vendet e Ballkanit, duhet të ndryshojë edhe rajoni edhe Bashkimi Evropian, meqë Ballkani Perëndimor dhe BE janë shumë të rëndësishëm për njëra-tjetrin.

Në Samitin për Paqe të Evropës Juglindore që po mbahet në Tiranë, Kurti ka thënë se interesi i përbashkët i vendeve në Ballkan, drejt anëtarësimit në BE dhe NATO duhet të bëhet sa më aktiv në rajon dhe më gjerë.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, që është njeriu më votuar në zgjedhjet e 6 tetorit, e që po synon të jetë në krye të Qeverisë së Kosovës, ka thënë në Tiranë se sot më shume se kurrë ka nevojë për ide që bëjnë bashkë.

Ai tha se bashkimi për paqe është kushti për paqe të qëndrueshme që mundon të lulëzojnë njerëzit, shtetet e popujt në përgjithësi.

Kurti tha se nuk ka alternativë të mirë ndaj paqes dhe se paqja është amanet e idelë i brezave që u sakrifikuan për të.

Bashkë me Kurtin në panel ishte edhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhafari.

Ai përmendi çështjen për hapjen e negociatave të këtij vendi me Bashkimin Evropian.

Edhe diplomati Christopher Hill tha se janë zhgënjyer për shterjen e negociatave, por sipas tij sfidat e tilla duhet të tejkalohen dhe të vazhdohet tutje me angazhim.

Hill shtoi se nuk do të ketë Evropë të lirë e të plotë pa bashkimin në të edhe të Ballkanit Perëndimor.

Samiti për Paqe i Evropës Juglindore, që sivjet po mbahet në Tiranë, ka për temë paqen, sigurinë dhe zhvillimin njerëzor në Evropën Juglindore.


MË SHUME NGA Lajme