23:25 / 26.10.2019
Ja supergoli i Vedat Muriqit
Sulmuesit e Kombëtares së Kosovës sonte kanë pasur natën e tyre, pas golit të Rashicës për Bermenin, ka shënuar një supergol edhe Vedat Muriqi.
Fenerbahce ka shënuar fitore bindëse ndaj Konyaspor, duke e mposhtur me rezultat 5-1.
Në serinë e golave të shënuar nga vendasit, nuk kishte si të mungonte sulmuesi prizrenas në formë Vedat Muriqi, i cili shënoi një supergol nga një goditje e fuqishme në një distancë prej 30 metrash.
Pas kësaj fitoreje Fenerbahce mban pozitën e dytë në ligën turke me 17 pikë, kurse e para është Alanyaspor me vetëm një pikë më shumë.























