19:53 / 27.10.2019
Salah shpëton Liverpulin
Futbollistët e Liverpulit shënuan fitore të rëndësishme në luftën për titullin e kampionit anglez.
Ata sonte para shikuesve të vet patën përballë rivalin e papërshtatshëm të Tottenhamit, i cili di të befasojë edhe skuadra të mëdha.
Ishin pikërisht mysafirët që erdhën të parët në epërsi dhe atë qysh në minutën e parë të takimit përmes golit të Kane.
Me këtë rezultat (1:0) përfunduan 45 minutat e para të ndeshjes, derisa në pjesën e dytë në terren pati krejtësisht një tjetër shfaqje.
Kishin kaluar vetëm shtatë minuta pas fillimit të pjesës së dytë kur Henderson arriti të barazojë shifrat për 1:1.























