19:59 / 27.10.2019
Meta takon Kurtin, uron për suksesin e arritur në zgjedhje
Ilir Meta, Presidenti i Shqipërisë, ka pritur sot në takim Albin Kurtin, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje.
Këtë e bëri të ditur Meta me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.
“Kënaqësi të prisja sot liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, z.Albin Kurti dhe ta uroja për suksesin e arritur në zgjedhje”.
“Uroj që Kosova të ecë në rrugën e forcimit të institucioneve demokratike, që të jetë një shembull pozitiv në të gjithë rajonin, siç e dëshmoi edhe në zgjedhjet e fundit, për standardet demokratike, por edhe për mirëqeverisjen”, ka shkruar Meta.























