Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafir i parë do të jetë Besim Aliu, nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës i cili do të flas për parashikimin e motit për ditët në vijim.

Për të folur për librin 'Gjenocidi serbo-malazez dhe pushtimi i trojeve shqiptare 1800-199' i ftuar është autori i librit Rrustem Berisha.

Në lidhje direkte do të jenë Mumin Jashari, producent si dhe Luan Jaha, aktor ku do të flasin për filmin 'Pranverë e paharruar në fshatin e harruar'.

Gjithashtu, lidhje direkte do të ketë nga premiera e 'Shfaqja e fundit e Marie Gjonit'.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme