Mane: E dija që do të fitonim
Ylli i Liverpoolit, Sadio Mane, ka thënë se ishin të sigurt që do të mposhtnin Tottenhamin.
Dje Liverpool mposhti Tottenham me rezultat 2-1. “Reds” ishin në duke humbur në pjesën e parë, pasi Kane arriti të shënoi në minutën e parë, mirëpo në pjesën e dytë Henderson barazoi rezultatin dhe Salah përmes penalltisë dyfishoi rezultatin, rezultat me të cilin përfundoi ndeshja.
Senegalezi ka thënë se e dinte që do të fitonin dhe synimi kryesor është titulli i Premier Ligës.
“Po mendoja që mund të riktheheshim. Luftuam si skuadër dhe pas disa shanseve të mira arritëm të shënojmë dy gola. E merituam fitoren. Është herët për të folur për titull, por duam ta fitojmë”, deklaroi ai.
Liverpool vazhdon të mbetet i pamposhtur në kampionatin anglez dhe në 10 ndeshje të zhvilluara ka grumbulluar 28 pikë, gjashtë më shumë se City që renditët në vendin e dytë.























