​PSG demolon Marseillen
BKT
Sport

​PSG demolon Marseillen

Futbollistët e Paris Saint Germain (PSG) kanë shënuar sonte fitore të lartë në ndeshjen e javës 11 të Ligës 1 kundër Marseille.

Ndeshja u përcaktua qysh në pjesën e parë kur u shënuan të katër golat për skuadrën vendëse.

Serinë e golave e filloi në minutën e dhjetë Mauro Icardi, ndërsa 16 minuta më vonë shënoi edhe golin e tij të dytë.

Në minutën 32 Aneglo di Maria bëri asistimin e parë për Mbappe, i cili e konkretizoi me gol.

I njëjti lojtar shënoi edhe golin e katërt për PSG një minutë para përfundimit të pjesës së parë.

Pas kësaj fitore, PSG mbetet në krye të Ligës 1 me gjithsej 27 pikë, madje tetë më shumë se Nantes në vendin e dytë. Marseille ndërkaq renditet në vendin e shtatë në tabelë me 16 pikë.