Vetëvendosje thotë se do të apelojë në Supreme vendimin e PZAP-it
BKT
Lajme

Vetëvendosje thotë se do të apelojë në Supreme vendimin e PZAP-it

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se do të apelojnë në Gjykatë Supreme për vendimin e PZAP-it për mosnumërimin e votave të bashkatdhetarëve.

Përmes një komunikate nisur për media, VV thotë në reagim se ky vendim është marrë nga PZAP ani pse Gjykata Supreme kishte këruar që të merrte parasysh këtë të drejtë.

”Do ta apelojmë në Gjykatë Supreme vendimin për mosnumërimin e votave të bashkatdhetarëve

Sot pranuam nga Paneli zgjedhor për ankesa dhe parashtresa vendimin e marrë nga gjyqtarët Fejzullah Rexhepi Kryesues, Nenad Llazic, Afjete Sada – Gllogjani, Kymete Kimete, Zyhdi Haziri, Rrustem Thaqi, Ferki Xhaferi, Faton Ademi dhe Adnan Konushevci, anëtarë, ku refuzohet si i pabazuar apeli i paraqitur nga Lëvizja VETËVENDOSJE! për numërimin e zarfeve me fletëvotime nga bashkatdhetarët tanë.

Ndonëse Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës i kërkonte PZAP ta merrte parasysh këtë të drejtë, sërish sot ky panel në mënyrë artificiale dhe në interpretim të ngushtë ia mohoi të drejtën për numërimin e votës qytetarëve tanë që jetojnë jashtë vendit.

Bashkatdhetarët tanë nuk ia kanë borxh askujt këtë cenim të së drejtës së tyre bazike që buron nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe të drejtat ndërkombëtare në këtë sferë”.


MË SHUME NGA Lajme