Komuna shqipton vërejtje për mësimdhënësin e Prizrenit
BKT
Lajme

Komuna shqipton vërejtje për mësimdhënësin e Prizrenit

“Vërejtje me shkrim” ndaj mësimdhënësit, Selver Shantir, nga Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prizrenit.

Masa disiplinore ka ardhur pasi ai ditë më parë kishte publikuar një fotografi në Facebook me disa nxënës të shkollës fillore “Motrat Qiriazi”, duke bërë përshëndetje ushtarake para një flamuri turk.

“DKA-ja për mësuesin në fjalë, Selver Shantir, i cili është mësimdhënës në SHFMU “Motrat Qiriazi” në Prizren pas shkeljeve të gjetura që bien ndesh me Ligjin e Punës dhe Kontratën e Punës me 28 tetor, ka shqiptuar masë disiplinore ‘vërejtje me shkrim’, që i është vendosur në dosje personale“, ka bërë të ditur Dorambari për klankosova.

Rasti i mësimdhënësit Shantir kishte nxitur reagime në vend javën e kaluar, ku pas kësaj drejtoria e Arsimit në Prizren dhe Inspektorati menjëherë kishin vizituar këtë shkollë për të marrë sqarime.


MË SHUME NGA Lajme