“Ekrane përballë”- një krahasim i filmave të viteve ‘60 me ditët e sotme
BKT
Kulturë

“Ekrane përballë”- një krahasim i filmave të viteve ‘60 me ditët e sotme

Galeria Kombëtare e Kosovës, Instituti italian për Kulturë dhe Ambasada e Italisë në Prishtinë, në bashkëpunim me Fakultetin e Arteve, prezantuan “EKRANE PËRBALLË”, filma e video të artistëve në Itali nga vitet e gjashtëdhjeta e deri në ditët e sotme.

Çfarë ka qenë dhe çfarë është ende sot eksperimentimi me imazhet lëvizëse të realizuara nga artistët në vendin tonë nga vitet ‘60 deri në ditët e sotme?

Kjo pyetje mund të gjejë përgjigje vetëm përmes një retrospektive që ofron rreth pesëdhjetë artistë filmash të cilët mbulojnë gjashtë dekada kinema dhe video artistike në Itali.

Drejtoresha e Galerisë Kombëtare, Arta Agani, tha se sot kultura italiane është mjaft e lashtë dhe beson që në një të ardhme të afërt të ketë edhe ekspozita në Galerinë Kombëtare që ka të bëjë me artistët italianë.

Drejtoresha e Institutit italian për kulturë, Alessandra Bertini Malgarini, tha se gjatë këtij prezantimi do të bëhet një përmbledhje historike e videove të artit italian.

Përzgjedhja e këtyre filmave është version më sintetik i një përmbledhjeje të kuruar nga Bruno Di Marino për video-galerinë e muzeut MAXXI në Romë.

Ai tha se qëllimi i prezantimeve të tyre ishte për të bërë krahasime se çfarë ka qenë dhe çfarë është ende sot në filma, pasi kjo nënndarje në dekada i ofron shikuesve  një vizion të qartë dhe dëshmon sipas një modaliteti linear, evolucionin e eksperimentit audioviziv të realizuar nga artistët.

 

Shfaqja e filmave nga vitet ‘60 deri në ditët e sotme do të vazhdojë nesër dhe pasnesër në Fakultetin e Artëve në Prishtinë.


MË SHUME NGA Kulturë