Policia e Kosovës prezanton raportin mbi sigurinë në trafikun rrugor
BKT
Lajme

Policia e Kosovës prezanton raportin mbi sigurinë në trafikun rrugor

RTKlive

Në kuadër të aktiviteteve policore, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, gjegjësisht Këshilli i Sigurisë në Trafikun Rrugor dhe me Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës janë duke realizuar aktivitete të përbashkëta.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, sot nga ora 10:00 në Bibliotekën Kombëtare do të realizohet një prezantim mbi sigurinë në trafikun rrugor.

Ky aktivitet organizohet me qëllim të shënimit të ditës botërore të përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor, e cila ditë këtë vit shënohet me datë 17 nëntor 2019.


MË SHUME NGA Lajme