10:30 / 29.10.2019
Van Dijk: Do të ishte një gjë speciale po ta fitoja Topin e Artë
Mbrojtësi i Liverpool, Virgil van Dijk ka pranuar se do të ishte speciale sikur ta fitonte Topin e Artë.
Holandezi është favorit për të fituar këtë trofe para yllit të Barcelonës, Lionel Messi dhe të Juventusit, Cristiano Ronaldo.
I pyetur për Topin e Artë, tha se do të ishte trofe shumë i veçantë.
“Nëse do ta fitoj do ta shohim me 2 dhjetor. Fitimi i Topit të Artë do të ishte diçka e veçantë. Duhet të vazhdoj të luaj në nivelin e lartë. Do të provojë të përmirësohem. Shpresoj të vazhdoj të luaj në ndeshjet e mëdha”, deklaroi ai.
Për momentin Liverpool është lider me 28 pikë, gjashtë më shumë se kampioni i Anglisë, Manchester City që renditët në vendin e dytë.























