VV dorëzon në Supreme ankesën për votat e diasporës
BKT
Lajme

VV dorëzon në Supreme ankesën për votat e diasporës

Lëvizje Vetëvendosje ka dorëzuar ankesë ndaj vendimit të PZAP-së në Gjykatën Supreme.

Përmes kësaj ankese, Vetëvendosje kërkon lejimin e numërimit të të gjitha pakove me fletëvotime nga bashkatdhetarët si dhe hedhjen poshtë të vendimit të PZAP-së.

“Presim që në afat sa më të shpejtë Gjykata Supreme të marrë vendim duke ia mundësuar realizimin e të drejtës për të zgjedhur dhe numërimin e fletëvotimeve të qytetarëve tanë me banim jashtë Kosovës”, tha anëtarja e KQZ-së nga radhët e VV-së, Nazlie Bala.

Vetëvendosje këmbëngul se pakot me fletëvotime janë dërguar brenda afateve kohore nga bashkatdhetarët dhe si të tilla ato duhet të numërohen dhe të bëhen pjesë e rezultatit final të zgjedhjeve në Republikën e Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme