​Simeone: Costa është i lumtur me Moratan
BKT
Sport

​Simeone: Costa është i lumtur me Moratan

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone insiston që Diego Costa është i lumtur me partnerin e tij Alvaro Morata.

Costa nuk luajti në ndeshjen e fundit ndaj Athletic Bilbao, derisa spanjolli shënoi golin në fitoren 2-0.

Tekniku argjentinas tha se të dy lojtarët janë miq të mirë dhe duan së bashku të fitojnë ndeshje.

“Diego është i lumtur. Morata ka shënuar dhe do të vazhdojë të shënojë. Janë miq dhe duan të fitojnë se bashku ndeshjet, gjë ka rëndësi për ne”, deklaroi ai.

Atletico për momentin është në vendin e katërt në tabelë me 19 pikë, një më pak se lideri Granada, ndërsa sot do të luajë kundër Alaves.