Tmerr, pluhuri mbulon Prishtinën
BKT
Lajme

Tmerr, pluhuri mbulon Prishtinën

Pluhuri ka mbuluar qytetin e Prishtinës, mu në qendër të qytetit për shkak të ndërtimeve pa kriter dhe pa kohë që kanë vërshuar kryeqytetin.

Për momentin këto ndërtime që kanë ndotur ajrin janë dukë u kryer pa asnjë kriter prapa ndërtesës së ish-Rilindjes.

Situata në fakt është e njejtë në gjithë qytetin por organet komunale nuk po reagojnë.

Aktualisht matësi i ndotjes i MMPH-së te ish-pallati i mediave, po e regjistron ndotjen shumë të rrezikshme.


Komuna dënon 500 euro kompaninë që shkaktoi pluhur në Prishtinë


Sot pluhuri ka mbuluar qytetin e Prishtinës për shkak të ndërtimeve pa kritere dhe pa kohë që kanë vërshuar kryeqytetin.

Por i menjëhershëm ishte reagimi i Komunës së Prishtinës që e dënoi kompaninë që shkaktori pluhurin me 500 euro.

Drejtori i Inspekcionit, Adonis Tahiri tha se 
hudhja e mbeturinave inerte nga katet e sipërme të ndërtesës shkakton ndotje dhe rrezik. 

"Ndërpriten punimet ndërtimore derisa të ndërmerren masat adekuate për largimin e materialit inert.Gjoba, e pashmangshme", ka shkruar Tahiri në "Facebook".


MË SHUME NGA Lajme