Thaçi: Ogata tregoi se bota s`do t’i mbyllë sytë para vuajtjeve të Kosovës
BKT
Lajme

Thaçi: Ogata tregoi se bota s`do t’i mbyllë sytë para vuajtjeve të Kosovës

Sadako Ogata ka qenë zëri që të gjithëve na tregoi se bota nuk do t’i mbyllë sytë para vuajtjeve të Kosovës, ka vlerësuar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Thaçi ka shkruar kështu në rrjetin social Facebook, pas lajmit për vdekjen e Ogatas. 

Postimi i plotë:

Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e Sadako Ogatës. Ka qenë zëri që të gjithëve na tregoi se bota nuk do t’i mbyllë sytë para vuajtjeve të Kosovës. Për kontributin e saj të pareshtur, në vitin 2017 e nderova me dekoratën “Nënë Tereza”. HTH


MË SHUME NGA Lajme