Komuna dënon 500 euro kompaninë që shkaktoi pluhur në Prishtinë
BKT
Lajme

Komuna dënon 500 euro kompaninë që shkaktoi pluhur në Prishtinë

Një kompani është dënuar për ndotjen e mjedisit në Prishtinë.

 

Sot pluhuri ka mbuluar qytetin e Prishtinës për shkak të ndërtimeve pa kritere dhe pa kohë që kanë vërshuar kryeqytetin.

 

Por i menjëhershëm ishte reagimi i Komunës së Prishtinës që e dënoi kompaninë që shkaktori pluhurin me 500 euro.

Drejtori i Inspekcionit, Adonis Tahiri tha se hudhja e mbeturinave inerte nga katet e sipërme të ndërtesës shkakton ndotje dhe rrezik.

"Ndërpriten punimet ndërtimore derisa të ndërmerren masat adekuate për largimin e materialit inert.Gjoba, e pashmangshme", ka shkruar Tahiri në "Facebook".


MË SHUME NGA Lajme