21:43 / 29.10.2019
Thaçi e Vuçiq injorojnë njëri-tjetrin në Bruksel
Në Bruksel është duke u mbajtur një darkë pune e thirrur nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini me liderët e Ballkanit Përendimor.
Takimi po cilësohet si lamtumirës për Mogherinin ndërkaq në të janë duke marrë pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Aleksander Vuçiq, shkruan lajmi.net.
Para hyrjes në takim, liderët bashkë me Mogherinin kanë realizuar një fotografi të përbashkët.
Ajo që vërehet është injorimi që i kanë bërë njëri tjetrit Thaçi e Vuçiq, teksa nuk e shikojnë as njëri tjetrin.























