06:32 / 30.10.2019
Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafir i parë do të jetë Binak Beqaj, autor i librit "Nga planifikimi urban modern, drejtë planifikimit hapësinor të integruar".
Në një lidhje të drejtpërdrejtë do të jetë Tanita Zhubi, e cila na njofton më detajisht për Green Festival.
Kurse Atdhetare Kelmendi nga GIZ, na njofton për skema të depozitave.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























