MPB-ja do të prezantojë strategjinë për armë të vogla dhe të lehta
BKT
Lajme

MPB-ja do të prezantojë strategjinë për armë të vogla dhe të lehta

RTKlive

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme,sot do të bëhet prezantimi i Strategjisë dhe Planit të Veprimit për Armët e Vogla dhe të Lehta (AVL), për zbatimin e udhërrëfyesit, duke përfshirë prioritetet kryesore.

Në këtë konferencë do të flasë, zëvendësministri në detyrë i Punëve të Brendshme, z. Izmi Zeka, njëherit Koordinator Nacional për AVL, përfaqësues të ambasadës së Gjermanisë dhe Francës në Kosovë.

Konferenca do të mbahet sot më 30 tetor, duke filluar në ora 9:00, në objektin kryesor të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Qëllimi kryesor i këtij takimi është që të rishikohet statusi i zbatimit të Udhërrëfyesit për një zgjidhje të qëndrueshme të armëmbajtjes pa leje dhe trafikimit të armëve të Vogla dhe të Lehta dhe të municioneve në Ballkanin perëndimor, të zhvilluar deri në vitin 2024, si pjesë e nismës franko-gjermane dhe planin e miratuar në Kosovë.


MË SHUME NGA Lajme