VIDEO-Bie niveli i ujit në Batllavë dhe Badovc, por ujë do të ketë 24 orë
BKT
Lajme

VIDEO-Bie niveli i ujit në Batllavë dhe Badovc, por ujë do të ketë 24 orë

RTKlive

Kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”,  Ilir Abdullahu, ka bërë të ditur se niveli i ujit në liqenin e Badocit e Batllavës ka rënë dukshëm.

‘Niveli i ujit ka rënë për shkak të mungesës së reshjeve në dy liqenet si në Batllavë dhe Badovc. Situata është e tillë si rezultat edhe i konsumit, por edhe i temperaturave të larta”, tha ai në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Pëkudner rënies së nivelit në dy liqenet si në Batllavë dhe Badovc, Kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”,  Ilir Abdullahu, ka premtuar se ujë do të ketë 24 orë në ditë.

“Përkundër reshjeve që nuk kanë rënë që një kohë, ujë do të ketë 24 orë. Presim do të ketë reshje shiu dhe bora. Dy liqenet si në Batllavë dhe Badovc akumulohen nga bora dhe shiu”, tha ai.

Abdullahu ka ftuar të ketë kursim të ujit të pijshëm. “Kursimi i ujit fillon nga shtëpia, po ashtu edhe do të ndalojmë keqpërdoruesit e ujit”, tha ai.

Sipas tij këtë vit përkundër nxehtit afrikan, është arritur të ketë ujë 24 orë. Ai tha se Kosova duhet të ndërtojë liqene akulumuese të reja për ujë.


MË SHUME NGA Lajme