VIDEO-Kosova t’i eliminojë deponitë ilegale të mbeturinave
BKT
Lajme

VIDEO-Kosova t’i eliminojë deponitë ilegale të mbeturinave

RTKlive

Që nga pas lufta në Kosovë ka pasur shumë deponi ilegale të mbeturinave dhe të cilat janë të dëmshme për të gjithë, si për qytetarët ashtu edhe për ambientin.

Atdhetare Kelmendi nga GIZ, tha se kjo organizatë ka punuar në disa projekte me komunat dhe institucionet qendrore.

“Ne po mundohemi që për gjithë qytetarët e Kosovës të kenë shërbime më të mira të grumbullimit dhe transportimit të mbeturinave. Në këtë mënyrë shmangim depotinë ilegale”, tha ajo sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas saj GIZ-i gjerman punon më 38 komunat e Kosovës. “Kemi parë se ka gatishmëri të komunave për të punuar.  Kosova është në drejtim të duhur për ekonominë qarkore”, tha ajo.

Kelmendi bëri me dije se Ministria e Mjedisit ka marrë hapa për të rishikuar strategjinë e mbeturinave. “Duhet të rritet vetëdija e qytetarëve që çdo material të shkojë në vend të duhur”, tha ajo.

Për më shumë shikoni intervistën e plotë me Atdhetare Kelmendi nga GIZ dhënë për emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).


MË SHUME NGA Lajme