16:06 / 30.10.2019
Keita: Mund të bëhem ende më i mirë
Mesfushori i Liverpoolit, Naby Keita ka thënë se mund të bëhet ende më i mirë.
24-vjeçari luajti shumë mirë në fitoren ndaj Genk dhe pritet të luajë sot kundër Arsenalit.
Keita ka thënë se është i lumtur me formën, por beson se mund të bëhet edhe më i mirë.
“Jam i kënaqur me formën time, por preferoj të bëj më shumë. E pranoj që jam në formë të mirë pasi sapo jam rikthyer nga lëndimet. Besoj që mund të luaj në shumë ndeshje, mund t’i ndihmoj më shumë skuadrës. Preferoj të bëj më shumë”, deklaroi ai.
Kujtojmë që ndeshja e “Reds” ndaj “Topçinjve” për Carabao Cup do të fillojë në ora 20:30.























