Përfundon prezantimi “Ekrane përballë”
BKT
Kulturë

Përfundon prezantimi “Ekrane përballë”

Ka përfunduar prezantimi treditorë “Ekrane përballë”, që përmbante filma dhe video të artistëve italianë nga vitet e gjashtëdhjeta e deri në ditët e sotme, organizuar nga Galeria Kombëtare e Kosovës, Instituti italian për Kulturë dhe Ambasada e Italisë në Prishtinë.

Në ditën e parë u prezantuan video dhe filma të viteve të gjashtëdhjeta, në ditën e dytë të viteve 80-90 dhe në ditën e tretë u prezantuan video të  artistit Antonello Matarazzo.

Kjo nënrenditje e filmave në dekada i ofroi  shikuesve një vizion të qartë dhe dëshmoi sipas një modaliteti linear, evolucionin e eksperimentit audioviziv të filmave  të realizuar nga artistët.

Profesori Bruno Di Marino në ditën e fundit prezantoi fotografitë lëvizëse të producentit të filmit,  Antonello Matarazzo dhe tregoi për karrierën e tij, kalimin  nga piktura në imazhe lëvizëse.

Qëllimi i prezantimeve ishte për të bërë krahasime se çfarë ka qenë dhe çfarë është ende sot në filma, pasi kjo nënndarje në dekada i ofron shikuesve  një vizion të qartë dhe dëshmon sipas një modaliteti linear, evolucionin e eksperimentit audioviziv të realizuar nga artistët.


MË SHUME NGA Kulturë