​Mane: El-Hadji Diouf-inspirimi im
BKT
Sport

​Mane: El-Hadji Diouf-inspirimi im

Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane ka thënë se El-Hadji Diouf është inspirim për të.

Futbollisti senegalez për momentin është në formë të shkëlqyer dhe këtë gjë po e dëshmon në çdo ndeshje. Ai ka thënë se Diouf mbetet inspirimi i tij, pasi është një ndër lojtarët që i ka pëlqyer më së shumti. 

“Më kujtohet, isha në fshat duke jetuar me prindërit dhe e shikova. Është një ndër njerëzit që më ka inspiruar më së shumti për t’u bërë futbollist. Është një ndër lojtarët, të cilët i pëlqej”, deklaroi ai.

Mane këtë sezon në Premier Ligë ka shënuar 5 gola dhe ka bërë një asistim.