Rojo: Ndeshja me Liverpool bëri që të kthjellemi
BKT
Sport

Rojo: Ndeshja me Liverpool bëri që të kthjellemi

Mbrojtësi i Manchester United, Marcos Rojo ka thënë se barazimi me Liverpool ka bërë që të rikthehen në formën e duhur.

Liverpool para dy javëve barazoi me United në “Old Trafford” dhe që nga ajo ndeshje “Djajtë e Kuq” kanë filluar të rikthehen në formë. Rojo beson që ndeshja ka pasur efekt të madh dhe ka bërë që klubi të rigjejë besimin.

“Pas ndeshjes kundër Liverpool, besoj që skuadra fitojë besimin. Bëri që të jemi në formë më të mirë. Mendoj se fuqia jonë dhe besimi ka bërë që të lojtarët të bëjnë më shumë dhe të sulmojmë siç bëjmë zakonisht”, deklaroi ai. 

Futbollisti argjentinas gjithashtu foli edhe për synimet e tij duke thënë se dëshiron të luajë sa më shumë që të mundet.

“Qëllimi im është të luaj më shumë ndeshje dhe të jem në formë sa më të mirë dhe t’i tregoj trajnerit se mund të ketë besim tek unë. Qëllimi i skuadrës është të fitojë Ligën e Evropës, të luftojë deri në fund për Premier Ligë dhe të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve”, përfundoi ai.

United për momentin është në vendin e shtatë në tabelë me gjithsej 13 pikë.