Cavani e Diego Costa drejt Brazilit
Lideri i “Brasileiraos” dhe finalisti i Copa Libertadores, Flamengo ka plane ambicioze dhe ua ka vënë syrin sulmuesve të njohur
Lideri absolut i elitës së futbollit brazilian dhe finalisti i Copa Libertadores, Flamengo, ka ambicie të mëdha për sezonin e ardhshëm.
Përpos transferimit të sulmuesit Gabigol, klubi Karioka po e shikon mundësinë që ta transferojë edhe ndonjë sulmues tjetër me peshë dhe me përvojë ndërkombëtare.
Gjatë verës që shkoi, klubi brazilian ia ka bërë një ofertë serioze sulmuesit Duego Costa, i cili megjithatë e refuzoi atë.
Flamengo nuk është dorëzuar për sulmuesin e natyralizuar spanjoll.
E në ndërkohë, klubi brazilian ia ka vënë syrin sulmuesit të Paris Saint-Germainit, Edinson Cavani.
Futbollistit uruguaian i skadon kontrata me klubin francez në qershor të vitit 2020 dhe pritet të largohet nga Parisi.
Cavanin e duan edhe Interi, Atletico Madridi e Manchester Unitedi.























