17:40 / 30.10.2019
Verratti thuhet se ka rinovuar me PSG-në
Marco Verratti thuhet se ka pranuar të zgjasë kontratën e tij deri në vitin 2024 me gjigantët francezë të Paris Saint-Germain.
Mesfushori i Italisë ka marrëveshje valide me klubin francez deri në verën e vitit 2021.
Por, sipas RMC Sport, Verratti, i cili ka qenë te PSG që nga 2012, besohet të ketë nënshkruar një zgjatje tre-vjeçare të kontratës.
Ai ndër vite ka qenë i lidhur vazhdimisht me një transferim te Juventus, Interi dhe Barcelona, por duket se do të mbetet në Ligue 1, raporton telegrafi.
Verratti ka 36 paraqitje për kombëtaren e Italisë, teksa ka shënuar edhe tre gola.























