Sonte në RTK i ftuar zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa
RTKlive
Sonte në Intervistën e Javës në RTK, i ftuar njëri nga deputetët më të votuar të LDK-së, Besian Mustafa, zëdhënës dhe anëtarë i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Deri ku kanë mbërritur diskutimet mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje për formimin e qeverisë së re? Për cilat tema është arritur pajtueshmëri e për cilat ka ende mospajtime mes dy partive? Si do të harmonizohet programi qeverisës mes së djathtës e së majtës, që do ta udhëheqin Kosovën në katër vitet e ardhshme? A ka fërkime brenda LDK-së, pas zgjedhjeve të 6 tetorit ku kandidatja për kryeministre nga kjo parti, Vjosa Osmani, doli e dyta? A do të jetë posti i presidentit, pjesë e marrëveshjes bashkëqeverisëse me LVV-në? A do të ketë riciklime figurash ministrore nga LDK-ja apo emra të rinj do të jenë pjesë e qeverisë së re? Këto dhe të tjera, në emisionin e përjavshëm në RTK1.
“Intervista me Blerimin”, fillon prej orës 22.00.























