Murati: Zgjedhjet sipas standardeve, problem listat e votuesve
Profesori Artan Murati i cili për një kohë ka qenë monitorues në Kuvendin e Kosovës, tha se edhe në zgjedhjet e kaluara ka pasur tendenca për të vonuar dhe shkuar në certifikim të zgjedhjeve.
“Problemet disa kanë qenë edhe të paqëllimta dhe ka një lloj mos përputhje të formularëve. Votat me kusht marrin më shumë kohë për shkak të procedurave dhe verifikimit të të që duhet më shumë kohë.
KQZ-ja përkundër faktik që ka pasur kohë me organizuar zgjedhjet, ajo ka bërë shumë punë. Edhe QNR-ja ka bërë punë të mirë është që të shkohet më ngadalë, dhe të kemi rezultat të mirë. Normalisht se ka ankesa nga kandidatët, procesi po besoj që të kryhet edhe një javë që do të hapte rrugë konstituimit të Kuvendit dhe krijimit të qeverisë së re të Kosovës”, tha ai sot në emisionin n’Kuvend në Radio Televizionin e Kosovës (RTK). Murati tha se procesi zgjedhor sipas standardeve, problemi pastrimi i listave të votuesve























