Lekaj, Hotit: "S`kaloni lehtë nëse s`ndodhë autostrada e Dukagjinit"
BKT
Lajme

Lekaj, Hotit: "S`kaloni lehtë nëse s`ndodhë autostrada e Dukagjinit"

Ministri në dorëheqje i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë se kushdo që do të tentojë të anashkalojë ndërtimin e autostradës së Dukagjinit, vetëm pse e ka mundësinë praktike të bëjë një gjë të tillë, nuk do të kalojë lehtë dhe heshtur.

Ky qëndrim i Lekajt ka ardhur një ditë pasi kandidati për deputet nga LDK-ja, Avdullah Hoti, deklaroi se projekti i Autostradës së Dukagjinit nuk do të jetësohet në qeverisjen e një koalicioni të mundshëm të LDK-së dhe VV-së.

“Autostrada nuk bënë mos me ndodh, ose Avdullah Hoti dhe kushdo që tenton me anashkalu mbi gjysmë milioni qytetarë dhe mbi 35 për qind të ekonomisë së vendit, vetëm pse e ka mundësinë praktike të bëjë një gjë të tillë, nuk do të kalojë lehtë dhe heshtur, do të ngremë zërin dhe do të jemi në kërkim të materializimit të një drejte shumë legjitime”, ka thënë Lekaj, transmeton Express.

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, kishte thënë më herët se kjo autostradë është në interes të të gjithë Kosovës, e jo vetëm të Dukagjinit.


MË SHUME NGA Lajme