09:21 / 01.11.2019
Sot nis java e 13-të në Superligë
Ndeshja ndërmjet Llapit dhe Drenicës, e cila zhvillohet sot në orën 13:00 në stadiumin "Zahir Pajaziti" në Podujevë do ta hapë javën e 13-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Llapi vjen në këtë ndeshje pas dy humbjeve radhazi, derisa Drenica pas dy fitoreve radhazi, prandaj edhe ballafaqimi i tyre pritet me interesim të madh.
Skuadra e Tahir Batatinës që renditet në vendin e pestë me 20 pikë, ka nevojë për fitore për të mbajtur hapin me liderët e Ballkanit, që kryesojnë me 26 pikë, derisa kuqezinjtë e Skenderajt sigurisht se do të ndaheshin të kënaqur edhe me një pikë për ta ruajtur stabilitetin në mesin e renditjes.























