VIDEO-‘Edukimi medial’ sa më shpejt të bëhet pjesë e kurrikulës shkollore
BKT
Lajme

VIDEO-‘Edukimi medial’ sa më shpejt të bëhet pjesë e kurrikulës shkollore

RTKlive

Këtë javë shënohet “Java globale për edukimin media”, e cila po shënohet me aktivitete të ndryshme në shumë vende të botës dhe në Kosovë.

Profesoresha në Degën e Gazetarisë në UP, Remzie Shahini-Hoxhaj, tha se lajmet e rreme kanë ekzistuar shumë herët.

Sipas saj mundësia që e ka bërë zhvillimi teknologjik, është e lartë për të pasur më shumë lajme të rreme. Ajo tha se ka manipulim të zërit dhe pamjes. “Lajmet e rreme na kanosen në baza jo vetëm ditore”, tha ajo sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Ajo pret që në vitin tjetër lënda “Edukimi media”, të bëhet pjesë e Kornizë e Kurrikulës e Arsimit Parauniversitar në Kosovë.

Shahini-Hoxhaj vlerësoi se sot ka shumë mundësi për të plasuar lajme dhe për të pasur lajme të rreme. Ajo ka përmendur shembuj të lajmeve të rreme në Kosovë. “Një rast i lajmit të rremë është për nj punësim gjoja në Fakultetin e Filologjisë, e që lajm  bëri buj të madhe, qëllimi i tij ishte denigrimi i fakultetit”, tha ajo.


MË SHUME NGA Lajme