Valencia synon mbrojtësin maroken të Ajaxit!
BKT
Sport

Valencia synon mbrojtësin maroken të Ajaxit!

Valencia po monitoron me kujdes mbrojtësin e Ajax, Noussair Mazraoui. Marokeni prej kohësh ndiqet edhe nga anglezet e Tottenham dhe Leicester, por së fundmi edhe spanjollët dëshirojnë shërbimet e tij.

21-vjeçari ishte një nga lojtarët kyç të sezonit te kaluar, kur Ajax triumfoi në Eredivisie dhe arriti deri në gjysmënfinalet e Champions League. Mazraoui arriti të luante në 48 takime në të gjitha kompeticionet, duke e ndihmuar skuadrën edhe me 4 gola të shënuar, ndërkohë që më të pakta kanë qenë hapësirat për të në sezonin aktual, duke luajtur në 6 takime, kjo ndikuar edhe nga problemet muskulore që ka patur.