16:19 / 01.11.2019
Udinese shkarkon Igor Tudor
Igor Tudor nuk është më trajneri i Udineses. Kroati ka paguar shtrenjtë dy humbjet e thella ndaj Atalantës dhe Romës, sfida në të cilat skuadra e tij pësoi plot 11 gola dhe shënoi vetëm 1, pasi është shkarkuar nga detyra.
Tudor largohet kështu për herë të dytë nga stoli i skudrës friulane pasi edhe në 2018-ën pasi arriti të siguronte mbijetesën në 4 ndeshjet e fundit që drejtoi Udinesen nuk iu ofrua një kontratë e re. Për momentin drejtimin e Udineses e ka marrë Luca Gotti, ndërkohë që drejtuesit e klubit po shikojnë për pasuesin e kroatit. Janë plot 6 emra në axhendën e tyre duke filluar nga Colantuono, Guidolin e Marino por edhe Di Biagio, Ballardini e Carrera.























