Bunjaki, jo te Feronikeli, po në UEFA
Është njëri nga më meritorët për sukseset e Kosovës, pasi puna e tij e madhe ndër vite po shpaguhet tani.
Fjala është për ish-trajnerin e Përfaqësueses, Albert Bunjaku i cili ishte njeriu kryesor për ardhjen e lojtarëve në Përfaqësuese. Nga viti 2017 Bunjaku nuk është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës, por ofertat në drejtim të tij nuk kanë munguar nga klube evropiane.
48-vjeçari është bërë me punë të re dhe tani do të jetë i punësuar në UEFA. Telegrafi merr vesh se Bunjaku është pranuar si instruktor teknik në shtëpinë më të madhe të futbollit evropiane UEFA, ndërkohë që flitej se mund të emërohej trajner i Feronikelit.
Mijëra persona kanë konkurruar për këtë post, por UEFA ka pranuar vetëm 45 instruktorë. Në fakt të qenit pjesë e këtij grupi është një privilegj i madh, pasi të jesh instruktor teknik në shtëpinë më të madhe të futbollit evropian është arritje e jashtëzakonshme.
Roli i Bunjakit në instancat më të larta të futbollit evropian do të jetë zhvillimi i futbollit modern. Këtë punë që ka marrë Bunjaki më parë e kishin bërë edhe trajner të mëdhenj si Berti Vogst, Roy Hodgson, Lars Lagerbeck e të tjerë.
Gjatë javëve në vijim, Bunjaki pritet ta bëjë publike punën e tij të re si instruktor teknik i UEFA-s.























