"Çmendet" gjiganti europian, bën ofertë faraonike për Martinez
BKT
Sport

"Çmendet" gjiganti europian, bën ofertë faraonike për Martinez

Në merkaton e verës Inter trokiti dy herë në derën e Manchester United. Alexis Sanchez dhe Romelu Lukaku u veshën zikaltër, duke "braktisur" në këtë mënyrë "Old Trafford".

Por, tashmë është radha e anglezëve për të kërkuar futbollistë te zikaltërit. "Djajtë" po vuajnë shumë në repartin e sulmit dhe pikërisht në këtë pozitë kanë nisur të vëzhgojnë edhe te Interi. Në shënjestër është vendosur argjentinasi, Lautaro Martinez, i cili po kalon një moment fenomenal.

Shtatë golat e shënuar deri në këtë pikë të sezonit kanë rritur ndjeshëm çmimin e tij në merkato. Inter pagoi 25 milionë euro te Racing në qershorin e vitit 2018, por tashmë, çmimi është katërfishuar. Një gjë të tillë e konfirmon edhe oferta e United në drejtim të Interit.

Sipas "Dailly Mail", tre herë kampionët e Europës kanë përgatitur një ofertë prej 111 milionë euro për Martinez. Kjo shifër lidhet ngushtë me klauzolën e vendosur në kontratën që argjentinasi ka me Interin, që kërkon të përfitojë sa më shumë nga "benjamini" i tij.