13:53 / 02.11.2019
Përfundojnë pjesët e para në Superligë, këto janë rezultatet
Kanë përfunduar pjesët e para të tri ndeshjeve të cilat janë duke u zhvilluar në kuadër të javës së 13-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Në derbin e javës, që po zhvillohet në Drenas, skuadra e Ballkanit e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi minimale ndaj Niklit.
Si zakonisht edhe kësaj radhe, golashënues për skuadrën e Ismet Munishit ishte i riu, Blend Baftiu.
Edhe në ndeshjen tjetër në Mitrovicë, pas pjesës së parë është shënuar një gol.
Trepça 89 shkon në epërsi pas pjesës së parë në ndeshjen ndaj Vushtrrisë me golin e shënuar nga Arb Mananj.
Ndërkohë në ndeshjen tjetër, Prishtina – Dukagjini pjesa e parë ka përfunduar me rezultat të barabartë pa gola 0:0.























