17:06 / 02.11.2019
Roma del në pozitën e tretë pasi mposht Napolin
Skuadra Roma ka arritur ta mposht Napolin me rezultat 2-1.
Pas kësaj fitoreje, klubi italian tani ka dalë në pozitën e tretë në tabelën e Serisë A, transmeton Klan Kosova.
Futbollistët që realizuan gola për Romën ishin Nicolo Zaniolo dhe Jordan Veretout. Ndërsa te Napoli shënoi Arkadiusz Milik.
Në tabelë, Roma ka 22 pikë në pozitën e tretë. Juve e Interi prijnë me 26, përkatësisht 25 pikë. Napoli ka vetëm 18 në pozitën e shtatë.























