Flamurtari shokon Dritën, Gjilani fundos Ferizajn
BKT
Sport

Flamurtari shokon Dritën, Gjilani fundos Ferizajn

Flamurtari e ka ndalur Dritën, duke e mposhtur me rezultat 1-0, të dielën në kuadër të javës së 13-të të elitës së futbollit tonë, raporton RTKLive.com.

Kuqezinjtë arkëtuan tri pikë tejet të rëndësishme në garën për t’i ikur zonës së rrezikshme.

Përballja mes skuadrës prishtinase dhe asaj gjilanase, ka prodhuar një lojë mesatare, ndërsa Stullqaku (76’), shënoi golin e fitores për Flamurtarin, e cila tani ka 12 pikë dhe zë vendin e nëntë, kurse, Drita renditet e treta me 24 pikë të tubuara.

Ndërkohë, Gjilani i është kthyer fitoreve, duke mundur Ferizajn, me rezultat 4-0, në “Riza Lushta” të Mitrovicës.

Gjilanasit janë treguar skuadër shumë më e mirë se ferizajasit, duke marrë më plot meritë pikët e plota nga kjo përballje.

Njeriu i ndeshjes për gjilanasit ishte Fiton Hajdari, i cili shënoi het-trik në minutën e 26’, 30’ dhe 87’, derisa një gol për Gjilanin e realizoi Busiq në minutën e 33-të.

Pas kësaj fitore, Gjilani ngjitët në vendin e dytë me 27 pikë, dy më pak se lideri i tabelës, Ballkani, kurse, Ferizaj është e parafundit me vetëm nëntë pikë.