Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Telepërformanca hap dyert për gjermano-folësit, është tema për të cilën do të flasin mysafirët e parë Arion Rizaj - udhëheqës i rekrutimit dhe Christian Francis - udhëheqës i Telepërformancës në Prishtinë.

 

Arieta Musliu Themeluese e Qendrës Këshilluese, do të jetë e ftuara e dytë, e cila do të flas për marshin vetëdijësues kundër substancave narkotike.

Kurse Burbuqe Berisha regjisore, do të flas rreth nisjes së festivalit të Teatrit.

Ndërsa në lidhje të drejtpërdrejt do të jetë Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës i cili do të flas për parashlimin e motit.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme