23:21 / 03.11.2019
KQZ-ja ende nuk ka një datë për shpallen e rezultateve përfundimtare
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ende nuk ka një datë për shpallen e rezultateve përfundimtare.
Ndonëse po bëhen gati një muaj prej kur janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ende nuk ka një datë për shpallen e rezultateve përfundimtare.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për “Epokën e Re”, se aktualisht nuk mund të shpallen rezultatet përfundimtare për arse se duhet ta presin përfundimin e të gjitha çështjeve që mund të jenë parashtruar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) dhe në Gjykatën Supreme.























