Kim Kardashian dhe Kanye West gati të përshtaten me jetën e fshatit
BKT
Lifestyle

Kim Kardashian dhe Kanye West gati të përshtaten me jetën e fshatit

Kim Kardashian dhe Kanye West gati të përshtaten me jetën e fshatit Perandoria e yllit Kim Kardashian dhe reperit Kanye West po rritet çdo ditë e më shumë.

Ata së fundmi kanë vendosur që të blejnë një pronë në Hidden Hills, ku duket se e kanë shumë për zemër atë vend.

Burimet afër çiftit kanë bërë të ditur për TMZ, se ata kanë bashkuar disa parcela në Hidden Hills duke arritur tashmë pronë të vlerësuar prej 60 milionë dollarësh.

Tashmë ata janë pronar të plot 8 hektarëve në atë zonë.

Ata kanë marrë seriozisht organizimin e kompleksit të tyre të madh, ku po planifikojnë të shndërrojnë pronat e tyre të kombinuara në shtëpi për mysafirë me një fermë private për fëmijët e shumë detaje të tjera.