VIDEO-Sfida në sistemin e drejtësisë janë të përgjithshme
RTKlive
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka publikuar raportin “Drejtësia civile në Kosovë, Ligji vs Praktika”. Raporti ka të bëjë me monitorimin e 2000 seancave gjyqësore.
Hulumtuesja Arrita Rezniqi, tha në RTK se sfida në sistemin e drejtësisë janë të përgjithshme. Ajo ka folur për raportet që janë përpiluar nga IKD.
Ndryshe IKD ka prezantuar raportin analitik si rezultat i monitorimit dhe hulumtimit sistematik të rasteve civile që trajtohen nga sistemi gjyqësor i Republikës së Kosovës.
IKD gjatë monitorimit ka gjetur se afatet ligjore dhe procedurat nuk respektohen në mënyrë të drejtë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Përderisa, sistemi gjyqësor apo gjykatës të caktuar përdorin standarde të dyfishta për zyrtarë publikë kur paraqesin padi pranë organeve gjyqësore, duke i priveligjuar ata, duke i trajtuar lëndët e tyre brenda afateve kohore shumë të shkurta, përderisa për qytetarë të thjeshtë trajtimi i lëndëve zvarritet për vite dhe dekada të tëra.
Ky raport fokusohet në trajtimin e rasteve civile nga ana e sistemit gjyqësor gjatë periudhës kohore 1 janar 2018 – 30 qershor 2019, gjatë së cilës periudhë kohore IKD ka monitoruar gjithsej 1884 seanca të natyrës civile në të gjitha Gjykatat e Republikës së Kosovës.























