13:45 / 04.11.2019
Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafir i parë do të jetë Bajram Shatri, autor, i cili do të flasë për librin "Arsimi dhe Shkollat e Mesme në Kosovë në Shekullin XX".
Kurse mysafire tjetër do të jetë Naxhije Pajaziti-Arifaj, drejtoreshë për Komunikime në KEDS, e cila na njofton më detajisht për investimet në sistemin e rrjetit elektrik.
Në nje lidhje të drejtpërdrejtë Njazi Thaçi, drejtor menaxhues i KEK-ut, do të na njoftojë për prodhimin e energjisë.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























