13:48 / 04.11.2019
Pioli: Pavarësisht humbjes jemi në rrugën e duhur
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, beson se ekipi është duke ecur drejt rrugës së duhur.
Milani u mposht nga Lazio në “San Siro” me rezultat 1-2.
Pavarësisht kësaj humbje, tekniku italian beson që janë duke u përmirësuar dhe duke vazhduar në rrugën e duhur.
“Klubi po përmirësohet. Sigurisht që tabela dhe situata nuk janë të mira, kishte rëndësi të fitojmë, por përformanca ishte në nivelin e duhur. E pashë klubin që luftoi për 95 minuta. Bëjmë shumë gabime, por do të përmirësohemi”, deklaroi ai.
“Rosonerët” gjatë këtij sezoni është në vendin e 11-të me 13 pikë, 16 me pak se lideri Juventus.























